Kuvendi e nis me 1 minutë heshtje në nder të kryepeshkopit Anastas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 15:04
Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje në nder të kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u kërkoi deputetëve të mbanin 1 minutë heshtje.
Këtë të enjte, u mbajt ceremonia e lamtumirës për Anastas Janullatos. Trupi i tij do të vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Në ceremoni morën pjesë kryeministri Edi Rama, homologu grek, Kyriakos Mitsotakis dhe personalitete nga e gjithë bota e krishterë