S'ka "paqe" në Konferencën e Kryetarëve për planin e punës, “pikat e nxehta” që pritet të diskutohen nesër në Kuvend

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Palët nuk kanë arritur dakordësinë në lidhje me programin e punës së seancës së nesërme plenare.

"Ne jemi mbledhur me 20 Janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar ne projekt-kalendar. Tani na del qe e paskan depozituar ne daten 10 Janar. Keni futur per ne seance plenare sepse po e perdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po beni ligjvenie elektorale me qellim shperndarjen e favoreve dhe parase publike per te marr voten per Partine Socialiste.

Ju parashikoni te jepni grante per te marr vota. Kodi Zgjedhor e ndalon kete shperndarje grantesh ne kohe zgjedhore por ju nuk pyesni.

Nderkohe ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsine e shpejte, ndersa nismat e deputeteve kane me vite qe nuk shqyrtohen.

Hiqeni urgjentisht nga kalendari sepse jeni ne shkelje te kodit zgjedhor", ka deklaruar deputetja demokrate Ina Zhupa.

Kalendari dhe programi i punës dhe të votohet në seancën e nesërme në Kuvend.

Pikat kryesore të cilat pritet të nxisin debat ditën e nesërme pritet të jenë nismat e iniciuara nga deputetë të Partisë Demokratikë dhe Partisë Socialiste mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sa i përket votës së diasporës.

Seanca e nesërme do të nisë në orën 14:30.