VIDEO/ Hetimet e “21 janari”, në SPAK sot edhe vëllai i dytë i Hekuran Dedës

Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një nga katër personat e vrarë gjatë protestës së 21 janarit në 2011, sapo është paraqitur në SPAK.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit vëllai tjetër i Hekuran Dedës, Zabit Deda, i cili deklaroi për mediat se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.

“Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se 21 janari do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet. Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar. Shpresoj se kjo ngjarje do të zbardhet”, tha ai pasoi doli nga ambientet e SPAK ditën e djeshme.

VIDEO - DEKLARATA E DJESHME E ZABIT DEDES KUR DOLI NGA SPAK