Meta: Vota e Diasporës, prioritet maksimal nga të gjithë aktorët në Shqipëri pasi ndodh për herë të parë

Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta në një intervistë në Ora News u shpreh se kur flitet për votën e Diasporës e dimë që është një nga prioritetet që të gjithë aktorët e kanë vëmendjen maksimale.

Meta: Natyrisht kur flitet për votën e Diasporës ne të gjithë e dimë tashmë që është një nga prioritetet që të gjithë aktorët e kanë vëmendjen maksimale për vetë faktin se është një eksperiencë që ndodh në Shqipëri për herë të parë.

Absolutisht që gatishmëria dhe gjendja e alertit që neve kemi në vijim është për të realizuar dhe finalizuar si një proces më shumë sukses.

Në të gjithë historikun e proceseve zgjedhore në Shqipëri absolutisht që vota e Diasporës ka qenë një këmbanë që është trumpetuar më shumë të madhe nga palët politike si një premtim i cili nuk është realizuar.

Ne kemi 4 vjet që dëgjojmë këtë lloj refreni që palët politike thonë që do realizojmë votën e Diasporës.

Absolutisht që vota e Diasporës është një proces që tashmë është shpallur zyrtarisht dhe në 11 janar ne kemi filluar të shpallur nga KQZ procesin e regjistrimit si faza e parë.