150 MILIONË LEKË PËR PARTITË! 20 milionë shtesë për të takuar emigrantët për votime

Votimi për herë të parë nga emigrantët do të sjellë edhe kosto shtesë. 20 milionë lekë më shumë do të marrin partitë vetëm për fushatën jashtë Shqipërisë. Ndërkaq dhe KQZ do të ketë 20 milionë euro për dërgesën e fletëve te emigrantët

Partitë politike do të përfitojnë 20 milionë lekë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021 për garën parlamentare të 11 majit.

Shkak për shtesën është bërë fushata për votat e diasporës që do të votojnë për herë të parë në Shqipëri.

Në total Buxheti i Shtetit ka përcaktuar për t’u dhënë forcave politike 150 milionë lekë. Me miratimin e shumës në seancën parlamentare, formula për dhënien e fondeve secilës parti do t’i takojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ligji përcakton se shumën më të lartë ta marrë forca që ka siguruar më shumë vota në zgjedhjet e shkuara duke vijuar me radhë tek të tjerat.

Ndërkaq, një javë më parë qeveria miratoi dhe një shtesë prej 20 milionë eurosh që do t’i kalojnë KQZ.

Përmes tij do të sigurohet pagesa e dërgimit dhe e kthimit të fletës së votimit për emigrantët