Palestinezët në Shqipëri? Kulluri: Është emergjencë humanitare, s'ka si të jetë përgjegjësia jonë
Edvin Kulluri nga “Djathtas 1912” i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se situata e palestinezëve në Gaza është një emegjencë humanitare që nuk ka si të jetë përgjegjësia e Shqipërisë.
Kulluri: Unë besoj se rasti-rastit nuk i ngjan.
Çështja e emigrantëve të paligjshëm afrikano-verior kryesisht në Itali ka një veçori, pra është gjetur një instrument për të dekurajuar të themi emigracionin e paligjshëm në brigjet kryesisht të Siçilisë duke iu dhënë një mesazh atyre që kërkojnë të emigrojnë që do përfundoni në Shqipëri po jo në BE.
Pra nuk do jetë Italia ura për në BE por do jetë një by pass për Shqipëri dhe më pas për tu kthyer në vendet e origjinës.
Rruga që ndoqi Rama ishte në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.
Kjo është një emergjëncë humanitare që nuk ka si të jetë përgjegjësia e Shqipërisë për ta përballuar.
