Tre aksidente në një ditë në Shkodër, arrestohen shoferët
Tre aksidente me pasojë vdekjen e tre të moshuarve, janë regjistruar këtë të martë në Shkodër.
Policia bën të ditur se shtetasi K. D., 28 vjeç, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç.
Ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Shtetasja E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë, në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Edhe shtetasja L. B., 24 vjeçe., në aksin rrugor Shkodër-Koplik, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Tre shoferët, kanë rënë në prangat e policisë ndërsa materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë.
