Tasho: Kryepeshkopi, Anastas Janullatos pati një rol të madh në ringritjen e Ortodoksisë shqiptare
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 16:23
Fotografi, Roland Tasho në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Kryepeshkopi pati një rol të madh në ringritjen e Ortodoksisë shqiptare.
Tasho: Unë isha i atashuar pranë Kishës Ortodokse veçanërisht për festat.
Bëhet fjalë për Pashkët edhe për Krishtlindjet pothuajse në një periudhë 10 vjeçare.
Kam fotografuar të gjithë meshën, të gjithë ritin por kryesisht në këtë bënte pjesë edhe portreti i Kryepeshkopit.
Është një ceremoni shumë e ndjerë.
Sepse duhet theksuar se Kryepeshkopi pati një rol të madh në ringritjen e Ortodoksisë shqiptare.
