Shqipëria edhe me Bankë të Zhvillimit/ Do të mbështesë sektorët e nënfinancuar te ekonomisë
Shqipëria pritet të ketë një Bankë të re, dedikuar zhvillimit.
Të paktën ky është qëllimi i Qeverisë, e cila ka hedhur për konsultim publik projektligjin qe synon krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
Ky institucion financiar, do te mbështesë sektorët e nënfinancuar te ekonomisë dhe te lehtësoje qasjet ne financa.
Por si do te operoje ky institucion? Sipas draftit Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ofroje kredi, garanci dhe do të investojë në letra me vlerë të borxhit dhe kapitalit, duke ndihmuar në realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare.
Gjithashtu institucioni do te fokusohet ne financimin e nderrmarrjeve te vogela dhe te mesme, start-upeve dhe projekteve publike me rendësi strategjike.
Pjese e planit te Bankës Shqiptare te Zhvillimit pritet te jete edhe inkurajimi i prodhimit dhe shërbimeve te eksporteve shqiptare për te konkurruar ne tregjet jashtë vendit si dhe modernizimin e instruktuarës fizike digjitale te vendit.
Përveç objektivave zhvillimore Banka Shqiptare e Zhvillimit mund te ushtroje edhe veprimtari tregtare, por gjithmonë si plotësim i financimit te bankave tregtare dhe ne përputhje me rregullat e konkurrencës.
Gjithashtu, ajo do të ketë të drejtën të vendosë dhe të pranojë depozitime nga bankat tregtare apo institucionet e tjera financiare, duke zgjeruar mundësitë e saj për mbështetje ekonomike.
Banka do të ketë një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh, ndërsa do të bashkëpunojë edhe me Postën Shqiptare për pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku.
Projektligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Italisë, Cassa Depositi e Prestiti, e cila pritet të japë mbështetje teknike për fazat e mëtejshme të ngritjes deri në vënien në operim të Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
