Radonshiqi: Fermerët gjithmonë në vështirësi, duhet të investojmë në bujqësi...
Qeveria ka gati një projektligj për të hapur Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të ketë në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë dhe veçanërisht bujqësinë.
Kryeministri Rama ka thënë më herët se ky hap po merret në bashkëpunim me Italinë.
Për të folur në lidhje për këtë temë, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.
"Në fakt ne mund të zhvillojmë shumë mirë ekonominë duke u mbështetur jo vetëm tek turizmi dhe investimi në pasuritë e patundshme.
Nga ana tjetër kemi një sektor strategjik që duhet të ishte zhvilluar me kohë, e cila është bujqësia dhe në të vërtetë ne varemi shumë nga produktet e importit. E dimë shumë mirë se fermerët shqiptarë ndjehen çdo vit në vështirësi.
Edhe pse kemi një shtesë të subvencionimit apo fondeve të dhëna për bujqësinë përsëri nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar bujqësinë sepse ka shumë probleme", u shpreh Radonshiqi.
