Bellingam lë pas Lionel Mesin

Me Mbape dhe Vinicius në skuadër dukej se Bellingam do të kishte më pak rëndësi këtë sezon, por jo. Anglezi po e mban ekipin mbi shpinë dhe është ende shumë i rëndësishëm në Madrid.

Në skuadrën e Ançelotit vihet re menjëherë kur Bellingam është në maksimumin e tij.

Pavarësisht se ka më pak gola dhe më pak asistime se vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit (9 gola dhe 9 asistime), ai është ende shumë i rëndësishëm. Shifrat e anglezit në Champions janë të pakontestueshme.

Pas dy asistimeve ndaj Salzburgut, anglezi ka 11 gola dhe 13 asistime në karrierën e tij të shkurtër. Gjithsej 24 pjesëmarrje në gola. Por mjaftueshëm për të lënë pas tij Lionel Mesin.

Argjentinasi, me të njëjtën moshë numëronte 20 pjesëmarrje. Argjentinasi e përfundoi sezonin para se të mbushte 22 vjeç me 26 kontribute për gol (gol+asiste), kështu që Bellingam ka ende hapësirë për të përmirësuar shifrat deri në fund të sezonit për ta barazuar, nëse arrin më shumë se dy do ta kalojë atë.

Ka vetëm dy lojtarë në histori që kanë shifra më të mira në Champions League sesa Bellingam në të njëjtën moshë.

Njëri është tani partneri i tij, Mbape. Francezi ia doli me 37 pjesëmarrje para se të mbushte 22 vjeç. Dhe tjetri është Haland. Bellingam numëron gjithsej 32 gola dhe 22 asistime për Realin e Madridit, nga të cilët 5 gola dhe 8 asistime në kompeticionin kryesor evropian.

Anglezi vazhdon të ketë një profil më të ulët se Vinicius dhe Mbape, por duke treguar ndeshje pas ndeshjeje se vazhdon të jetë një pjesë themelore për skuadrën e Ançelotit.