Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ Berisha: Vlerësim për kontributin e pavdekshëm në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë nga diktatura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 15:26
POSTIMI I BERISHËS:
"Të dashur miq!
Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.
Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar."