Blushi: Shumë dhembje dhe trishtim nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar për vdekjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Postimi i Blushit:
Shumë dhembje dhe trishtim nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Udhëheqës i ndritur shpirtëror, klerik i mençur dhe vizionar frymëzues, i përkushtuar me dashuri të pakufijshme dhe frymëzuese ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzve, për dekada i priu vetëm punëve të mira duke ringritur nga gërmadhat në kohë shumë të vështira Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Përjetë mirënjohës për kontributin e tij të vyer dhe të jashtëzakonshëm për forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, për ringjalljen kanonike e shpirtërore të KOASH dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.
Ngushëllimet e sinqerta drejtuesve të Kishës dhe komunitetit të besimtarëve ortodoksë!
U bashkohem lutjeve, që Perëndia, që me aq dashuri dhe përkushtim i shërbeu, ta prehë në paqen e merituar!
I paharruar kujtimi i Kryepeshkopit Anastas!
