VIDEO/ Jola Hysaj: Ndërtimi i shëtitores në zonën e Stacionit Teuta, po ndërtohet pa konsultim me banorët

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale sjell shqetësimin e një qytetari në Durrës ku shrehet se leshteriku në vend që të pastrohet , po mbulohet me rërë për të mbushur pjesën e plazhit.

Postimi:

Ndodhem pikërisht në atë që quhet Stacioni Teuta në Plazh, ku po bëhen punimet për pjesën e dytë të shëtitores në ketë zonë.

Një telefonatë nga një qytetar I cili ishte tejet i shqetësuar për faktin se leshteriku në vend që të pastrohet , po mbulohet me rërë për të mbushur pjesën e plazhit.

Ku më tej shpreh shqetësimin se projekti I ri është bërë pa dëgjesa me bizneset e kësaj zone dhe një pjesë e këtij projekti bie ndesh me nevojat e bizneseve të vijës bregdetare në Durrës.