Shqiptarët zgjedhin Brezovicën për fundjavë! Radhë të gjata automjetesh në Morinë
Rradhë të gjata furgonash dhe autobuzësh me destinacion Brezovicën dhe Prevallën janë regjistruar në pikën kufitare të Morinës ditën e sotme.
Qytetarët nga Shqipëria kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në natyrën me borë që ofrojnë këto dy pika turistike në Kosovë.
Nga ana tjetër, drejtues të agjencive turistike janë shprehur të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga Policia e Kosovës, në një kohë që numri i vizitorëve nga Shqipëria në Prevallë dhe Brezovicë vjen duke u rritur, sidomos dy muajt e fundit.
Një javë më parë, mediat në Kosovë kishin raportuar se shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.

