Godet Basha/ “Blen” parti dhe i ndryshon emrin, e quan ‘Koalicioni Euro-Atlantik’

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka bërë një lëvizje pas para zgjedhje të 11 majit ku ka 'huazuar' një prej partive të vogla me qëllim që të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas dakordësisë me një parti të vogël, Partia Konservatore, Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie në ‘Koalicioni Euro-Atlantik’ dhe kryetari nuk do jetë ai vetë, por një person i besuar i tij.

Konservatorët e kanë mbledhur Kongresin më 7/10/2024 dhe kanë vendosur t’ia japin partinë Bashës. Ndërkohë, kërkesa në Gjykatën e Tiranës është depozituar më datë 14 janar 2025.

Kërkesa:

E nderuar Gjykatë, Në kuadër të aktivitetit të saj politik, organet drejtuese të Partisë Konservatore (e në vijim Koalicioni Euroatlantik), u mblodhën për të marrë vendimet e mëposhtme. Referuar ligjit në fuqi, por edhe statutit të saj, ky subjekt politik ju drejtohet me kërkesë për regjistrimin e vendimit nr. 1 dhe nr.2 datë 13/01/2025 për sa më poshtë do të shtjellojmë.

I. Faktet dhe rrethanat e kërkimit:

1. Partia Konservatore, regjistruar me vendimin regjistruar me urdhër nr. 11/1, datë 21.09.1995 të Ministrit të Drejtësisë, me seli në Tiranë Rruga Donika Kastrioti, ushtron aktivitet politik në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të aktivitetit politik, Kryetari i saj është shprehur me Urdhrin nr. 192, datë 7/10/2024 për të thirrur mbledhjen e Kongresit të Partisë.

Godet Basha/ “Blen” parti dhe i ndryshon emrin, e quan