SPAK bën “paqe” me Berishën, e lejon të mos paraqitet të hënën në prokurori, ja arsyeja

SPAK pranon kerkesen e Sali Berishës për të mos u paraqitur në prokurorinë e Posaçme të hënën e 3 shkurtit pasi do të udhëtoje në Gjerman për një takim.

Kërkesa është paraqitur ne seancën e fundit paraprake nga avokati i Berishës dhe sot është marrë miratimi i SPAK. Sipas informacioneve, Berisha ka paraqitur një ftesë nga ana e CDU-së në Gjermani. 

Kryedemokrati është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.