Blushi: Sot ka vetëm një bandë që mban Erion Veliajn në krye të bashkisë

Opozita ka vijuar protestën ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Folësit para protestuesve kane vijuar me akuzat për inceneratorin dhe për 5D, çështje të cilët janë në hetim nga SPAK.

Tedi Blushi tha se, "banda kriminale që mban Veliajn në krye të bashkisë quhet SPAK".

Tedi Blushi: Të dashur qytetarë dhe qendrestarë që vini sot ne këtë proteste te 43 para selisë së inceneratorit fantazmë. Është një fakt që sot ka vetëm një bandë që mban Erion Veliajn në këtë karrige.

Dhe kjo bandë kriminale quhet SPAK.

Një bandë shtetërore që ka marrë sot përsipër të mbajë në pushtet jo vetëm një kryetar bashkie të inkriminuar dhe të korruptuar deri në fyt, por edhe një qeveri që ka shpopulluar ketë vend nga të paktën 1 milionë shqiptarë në 12 vite.

SPAK-u vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë.

E kam thënë edhe herë tjetër. Ja ku e keni provën. Janë këto kulla droge dhe që pastrojnë paratë e korrupsionit që lartësohen çdo ditë.

Është ky qytet ajri i të cilit vret sot fëmijë dhe qytetarë.

Është ky kryeqytet që falë një kryetari bashkie, të korruptuar deri në fyt gllabëron sot taksat tuaja në mënyrë që fëmijët dhe foshnjat tuaja që ju nuk kini mundësi as ti çoni në çerdhe.

Ndërsa ky kryetar bashkie paguan 6 mijë euro për të shkolluar djalin e tij.

A ka krim më të madh sot se të kërcënosh me burg fermerët e ndershëm të periferisë së Tiranës që për bukën e gojës kapin ndonjë cep pallati për të tregtuar speca domate apo qepë për të jetuar.