Hasani takon drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në EEAS: Avancojmë integrimin evropian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 08:49
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani priti sot në një takim Zuzana Michalcová Šutiaková, drejtoreshën e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (European External Action Service – EEAS).
Hasani vlerësoi se viti 2025 ka nisur mbarë me entuziasmin për të ruajtur momentin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian. “Negociatat janë tashmë të hapura për dy grup-kapituj të rëndësishëm”, theksoi ai.
Në këtë kuadër, Hasani i konsideroi të frytshme bisedimet me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në EEAS.
“Mezi presim të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë për çështjet strategjike me EEAS dhe aktorë të tjerë, duke avancuar integrimin evropian të Shqipërisë”, shtoi ai.

