Protesta te bashkia, Liçaj: Pa dalë këta qelbësirat e ’41 nga historia e Shqipërisë nuk do avancojmë

Opozita ka vijur protestën ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Folësit para protestuesve kane vijuar me akuzat për inceneratorin dhe për 5D, çështje të cilët janë në hetim nga SPAK.

Neritan Liçaj: S’ke një rilindas me tru, gjithë copa mishi janë. Unë doja të flisja për një gjë që është vertet shumë e dhimbshme. Ne udhëhiqemi që nga 1945 nga disa njerëz që nuk kanë fituar kurrë.

Erdhën në Shqipëri si gjoja fronti nacionalçlirimtar. Në 92 i doli frika popullit nga sigurimi dhe nga masakrat e Enver Hoxhës dhe ja u shkundi votën mirë. Në 96 ja u shkundi akoma më mirë.

Saqë e panë që po iknin në pikiatë këta qelbësirat e serbit dhe rusit edhe të kinezëve dhe dolën u terhoqën nga votimet.

Për të bëra pastaj protestat me bojë në kokë. Pastaj bënë ’97 me firmat piramidale. Furnizuan bandat me kursimet tona.

Dhe fitoi shoku Fatos i cili në vend që të hetonte bandat kriminale që vranë punonjës shteti dhe ne vend që të hetonte ata oficerë që lanë punën e lejuan grekët e serbet që edhe mund të merrnin vendin.

Ne 2013 erdhi gjithë llumi për të rrezuar doktorin. Asnjëherë nuk keni fituar, ndershem me votë. Sepse nuk fitoni se jeni llum. Ju fitoni duke u vënë qytetarëve pistoletën ne kokë.

Pa dalë këta qelbësirat e ’41 nga historia e Shqipërisë nuk do avancojmë. Prandaj me 11 maj shkundeni votën.