"Përkujtimi për "21 Janarin", shfaqje komedie!" Ilir Demalia: Politikanët nuk kanë frikë nga drejtësia!
Analisti Ilir Demaliaj ka folur lidhur me dosjen e “21 Janarit” në 14 vjetorin e ngjarjes ku mbetën të vrarë 4 protestues, dosje që ndodhet në duart e SPAK.
I ftuar në podcast-in "Të Pashoq", Demalia deklaron se politikanët nuk kanë frikë nga drejtësia.
Ilir Demaliaj: Është bërë e bezdisur sepse kemi 14 vite që i bëjmë një rezyme dhe është kthyer në një shfaqje komedie. Pashë sesi po përkujtonin 21 Janarin përfaqësues së mazhorancës. Unë mendoj që përkujtimi më i mirë duhet të ishte ndëshkimi i atyre që shkaktuan “21 Janarin”. Kryeministri i asaj kohe, ministri i mbrojtjes etj. Një krim shtetëror, që nuk është proceduar dhe kanë gjetur disa fajtorë në fillim për të justifikuar por ai që ka përgjegjësi është shteti dhe njerëzit që kanë qenë në drejtim që dhanë urdhër për vrasjen e 4 protestuesve. Sa më shumë të zgjatet një proces, një drejtësi e vonuar është një drejtësi e harruar. Ne si popull nuk e kemi kulturën e ndëshkimit sidomos kur bëhet fjalë për pushtetarët.
Historia nuk ka pasur ndëshkime për krimet që mund të jenë kryer. Ka pasur vrasje për shkak të luftës së brendshme në kohë ne regjimit komunist por shteti shqiptar nuk ka ende një raport të drejtë me drejtësinë. Prandaj politikanët shqiptarë nuk i tremben dhe kanë abuzuar në mënyrë të llahtarshme. Korrupsion gapolapt dhe grabitje.
Berisha nuk pranon asnjë përgjegjësi, ja ve fajin Edi Ramës se nuk e ka zbardhur këtë ngjarje.
Ilir Demaliaj: Ramës mund t’i japim 1 mln akuza por në këtë rast kemi pranuar se kemi ndarje pushtetesh. Berisha është sot njeriu më i pabesueshëm dhe këtë e tregon edhe kur shkon në SPAK. Berisha është njeri i konsumuar. Në këtë rast nuk mund t’ia kërkojmë fajin Edi Ramës sepse provat janë shkatërruar megjithatë drejtësia duhet t’i kërkonte këto prova. Ne kemi mungesën e kolonës kryesore të shtetit, që është sistemi i drejtësisë, ai që ndëshkon krimin.

