Edukatorja e "dajakut", avokatja Gjonaj: Dhuna nuk justifikohet, ky është një rast skandaloz
Rudina Gërdani mësohet se është edukatorja e cila është shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit për dhunë ndaj fëmijëve të bërë nga dy prindër të cilët kishin zgjedhur kopshtin privat “Gledis” për fëmijët e tyre.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” për të kuptuar më shumë se pse ndodhin këto ngjarje të rënda në institucionet e arsimit parashkollor ishte avokatja Eranda Gjonaj.
“Është nga ato rastet që kur e dëgjon është nga ato rastet ku fëmijët janë të mbrojtura nga ligji, por jo nga njerëzit, ndaj kjo bën që kur e dëgjon krijon zhurmë menjëherë.
Dhe zhurma bën mirë për këto raste, pasi bëhet fjalë për denoncim, ndërgjegjësim sensibilizim.
Ky është një rast skandaloz siç dhe ato rastet e mëparshme që kemi dëgjuar në herët e tjera.
Në asnjë moment dhuna nuk justifikohet, as edhe kur si shembull sillet e kaluara”, theksoi ndër të tjera avokatja Rudina Gërdani.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATEN RUDINA GËRDANI

