Pse po digjen pallatet? Pepkolaj: Shkaku kryesor, pakujdesia. Fatmirësisht nuk kemi viktima në njerëz

Agustin Pepkolaj, drejtuesi i lartë i shërbimit zjarrfikës foli sot në “Ora News” lidhur me zjarret dhe rastet e shtuara të djegies së pallateve dhe kryesisht ato të reja kohët e fundit në vendin tonë.

Pepkolaj theksoi se shkaqet e rënies së zjarreve vijnë më së shumti nga pakujdesia, dhe kjo lidhet edhe me stinën e dimrit ku përdorimi i mjeteve për ngrohje dhe gatim shtohen.

“Bashkia e Tiranës mban numrin më të lartë të incidenteve dhe ndërhyrjeve nëpër pallate dhe apartamente në rast zjarresh.

Ajo çfarë konstatohet është fakti se në dimër shtohet artificialisht numri i zjarreve, kjo si pasojë e përdorimit të mjeteve të shumta dhe të ndryshme për ngrohje kryesisht.

Shumica e zjarreve që ndodhin vijnë nga pakujdesia, por zjarri duke marrë përmasa të mëdha, flakët përfshijnë jo vetëm në atë apartament por në gjithë zonën.

Të gjitha pallatet kanë një projekt për mbrojtjen ndaj zjarreve, ka impiante të vendosura në shumë vend.

Në atë çfarë dihet është fakti se nuk ka jetë njerëzish të humbura në rastet e raportuara”, u shpreh ndër të tjera Agustin Pepkolaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DREJTUESIN E LARTË TË SHËRBIMIT ZJARRFIKËS