Aksident në Shkodër/ 31-vjeçari përplas motorin, shoferi përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 10:36
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Darragjat në Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.
Policia njofton se rreth orës 08:00, shtetasi E. P., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
