Vrasja e Lulzim Vishës, nisin kërkimet për një “Porsche” gri, dyshohet se u përdor nga vrasësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 10:20
Policia e Shtetit ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në Zall Mner mëngjesin e sotëm.
Raportohet se policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët.
48-vjeçari Lulzim Visha, banues në Kamëz është vëllai i Besnik Vishës, autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1997 në Tiranë.
