Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani: Niveli i papunësisë tek të rinjtë është alarmant. Të investohet tek arsimi profesional
A po vuan biznesi për punëtorë? Ishte kjo pyetja e ngritur për diskutim në studion e lajmeve në “Ora News”, së cilës iu përgjigj eksperti i punësimit Arbër Xhihani.
Ai tha se kemi një mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës për punë.
“Vëmë re se kemi një numër të lartë të të papunëve që i përkasin moshave të reja, ku niveli i papunësisë së tyre është në shifrat e 20 për qindëshit.
Ndaj duhet një përafrim i korrikulave arsimore në mënyrë që të shtohet punësimi i të rinjve.
Edhe në sektorin publik kemi një rritje të vakancave
Të rinjtë shqiptarë duhet të orientohen drejt arsimit profesional, si domosdoshmëri për rritjen e ekspertëve në sektorë të ndryshëm të punësimit.
Kërkesat për të larta të punësimit siç dihet janë ato të turizmit, dhe në sektorin e prodhimit.
Turizmi ka pasur një veçori pasi është konceptuar më parë si sezonal, ndërsa tani ka një rritje të qasjes për ta kthyer turizimin në një aktivitet”, u shpreh eksperti Arbër Xhihani.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN ARBËR XHIHANI NË “ORA NEWS”

