Këshilli Tatimor, Malaj: Kuadër fiskal të qartë për tatimpaguesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 08:51
Ministri i Financave, Petrit Malaj mblodhi dje Këshillin Tatimor, ku bëri të ditur se gjatë këtij takimi të parë për këtë vit, u diskutua mbi aktet nënligjore në fuqi të legjislacionit fiskal, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të aspekteve, që kanë të bëjnë me administrimin tatimor dhe doganor.
“Vlerësova angazhimin dhe kontributin që anëtarët e këtij Këshilli japin në mënyrë që të sigurojmë një kuadër fiskal në përputhshmëri të plotë dhe lehtësisht të kuptueshëm për tatimpaguesit, duke shmangur çdo paqartësi në zbatimin e tij", u shpreh Malaj.
