''Momenti të shthurim këtë klasë politike'', Shabani i përgjigjet Gjergj Lucës: Është më i shqetësuar se çfarë po shthurim ne

Kryetari i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ka ardhur momenti për ta shthurur këtë klasë politike.

Shabani: Besoj se nga të gjithë profesorët e Oksfordit, Gjergj Luca është mënyra më e mirë për të mësuar se çfarë është kapitalizmi.

Sepse kapitalizmi shqiptar nuk ka asnjë lidhje me kapitalizmin anglez apo kapitalizmin botëror.

Kështu që ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të shthurim këtë kapjen që këta i kanë bërë shtetit.

Pra këtë lidhjen midis oligarkëve ose atyre që ne i quajmë oligarkë por që në fakt janë partnerë të politikanëve dhe të cilët kanë thurur një trin mbi të cilën kanë hipur gjitha plackat e tyre por që në fakt është pasuria jonë e përbashkët.

Dhe ai e ndjen këtë por është më i zëshëm sesa të tjerët.

Kështu që ai është më i shqetësuar se çfarë po shthurim ne se sa çfarë po thurim ne.

Ka ardhur momenti për ta shthurur këtë klasë politike.