Këlliçi lajmëron protestën e radhës para bashkisë: Kreu i ''5D'' dhe pronari faktik i inceneratorit duhet të marrë trajtimin si çdo hajdut tjetër

Drejtuesi politik i Tiranës Belind Këlliçi ka bërë thirrje për protestë nesër në orën 11.00 para bashkisë së Tiranës.

“Kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë”, shkruan Këlliçi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mesazhi:

Nesër, e premte, datë 24 janar, ora 11:00, sërish në protestë për të 43 herë!

Kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë!

Tirana nuk mund të vazhdojë më të vidhet barbarisht, ditën për diell. SPAK ta ndajë mendjen. Ose të zbatojë ligjin, ose të ulë qepenin!!!