Ndoka: Opozita ka përgjegjësi, së pari për t'u paraqitur si një alternativë e besueshme për të drejtuar vendin
Kreu i PDK, Nard Ndoka në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita ka shumë përgjegjësi përpara së pari për tu paraqitur si një alternativë e besueshme për të drejtuar vendin nesër.
Ndoka: Është një axhendë e ngjeshur politike për opozitën në veçanti për faktin se ka shumë përgjegjësi përpara.
Së pari për tu paraqitur si një alternativë e besueshme për të drejtuar vendin nesër.
Së dyti për të bërë një opozitë të fortë kundër kësaj qeverie të çoroditur që kemi përballë.
Së treti për të organizuar çdo qelizë të veten, PD si partia më e madhe por edhe partitë e tjera të koalicionit dhe për të formalizuar dhe kristalizuar një koalicion tashmë gjithëpërfshirës.
Përveç saj kuptohet se është një vlerë e shtuar edhe Diaspora që kërkon një vëmendje të veçantë jo thjesht për organizmin e strukturave por për informimin e gjithë atyre shtetasve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.
Por për të përgatitur edhe një alternativë për ta.
Pra nuk është se opozita do ti kërkojnë thjesht votën këtyre emigrantëve që tashmë jetojnë jashtë.
