Basha nuk dorëzohet: Nuk ka parti të re Demokratët Euroatlantikë, vazhdon beteja ligjore për PD, në zgjedhje me koalicion
Pas lajmeve dhe titujve të djeshëm në shumë medie sipas të cilave "Lulzim Basha ka krijuar një parti të re", është pyetur zëdhënësen e Demokratëve Euroatlantikë, lidhur me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 11 majit.
Në përgjigjen e saj, zëdhënësja solli në vëmendje vendimin e Këshillit Kombëtar si dhe deklaratat e Lulzim Bashës, i cili ka theksuar se beteja për Partinë Demokratike do të vazhdojë deri në triumfin e drejtësisë, pasi kjo parti nuk mund të jetë pronë private. Ai shtoi se në zgjedhje do të shkohet me një koalicion.
“Shqiptarët nuk do të jenë peng i zgjedhjes pa zgjidhje mes Ramës dhe Berishës. Ata do të kenë një alternativë qytetare, e cila ka dëshmuar se punon për interesat e tyre dhe jo për karrike”, u shpreh zëdhënësi i Demokratëve Euroatlantikë./ Alfapress.al