Tentoi të korruptonte policin, hetohet 52-vjeçari në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 13:40
Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimin ndaj 52-vjeçarit K. P., pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë.
Referimi është bërë nga specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, ndërsa 52-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 52 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, me një shumë parash, për të shmangur masën administrative”, njoftoi policia.
