FOTO+VIDEO/ Shkrumbohet qendra tregtare në Vorë, flakët përhapen me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 10:36
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Marikaj të Vorës.
Zjarrfikësit në vendngjarje po punojnë për shuarjen e zjarrit në godinën e përbërë nga disa dyqane veshjesh.
Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje.

