Aksidenti në Vlorë, policia jep detaje: Viktima 22 vjeç, ende nuk është identifikuar!

Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i përket aksidentit të ndodhur pak më parë pranë fshatit Kote.

Në njoftimin e shpërndarë për media sqarohet se personi i cili ka humbur jetën është drejtuesi i motomjetit, ndërsa ai ende nuk është arritur të identifikohet.

Mësohet se viktima është e moshës rreth 22 vjeç.

Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 22 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.