Zani: Mësuesit sot kanë problem rrogat dhe infrastrukturën, duhet rritur ndjeshëm buxheti i arsimit
Përmes një interviste në Ora News, Matilda Zani juriste e sindikatës së pavarur të arsimit tha se problemi kryesor që kanë mësuesit sot është mungesa e buxheti të mjaftueshëm në arsimit duke sjellë probleme me pagën dhe infrastrukturën.
Zani: Problemi kryesor që kanë mësuesi sot është mungesa e buxheti të mjaftueshëm në arsimit duke sjellë probleme me pagën dhe infrastrukturën. Mungesa e këtij buxheti sjell një pagë të ulët dhe një infrastrukturë ku mungojnë laboratorët, interneti dhe ngrohja.
Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Të gjitha shtet që kanë ecur para kanë investuar në arsim. Duhet një rritje e fondit për arsimit deri në 5% të GDP-së sepse arsimi e çon një vend para. Ka një përpjekjeje për rritjen e pagave të mësuesve, Që pati një rritje, por solli edhe pakënaqësi sepse shumë mësues kanë probleme me rrogat e tyre.