VIDEO+EMRI/ Vidhte pjesë makinash, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në banesë i gjendet edhe armë

Një 21 vjeçar u arrestua nga policia pasi vodhi aksesorë tek një makinë dhe në banesë iu gjet edhe një armë.

Në pranga përfundoi Luis Gjegji.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Vodhi aksesorë të makinës dhe pjesë të ndryshme tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme, arrestohet 21-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli dhe pjesët e vjedhura në automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç.

Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.