Si të zgjedhim profesionin e duhur? Ekspertët: Këshillimi i karrierës dhe analizë e tregut të punës për të ardhmen

Këshillimi i karrierës vlerësohet thelbësor për të orientuar të rinjtë drejt mundësive që ofron tregu i punës.

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thekson se mungesa e këtij procesi mund të cojë në zgjedhje të gabuara dhe krijon boshllëqe për profesionistë të kualifikuar.

Mungesa e një këshillimi të karrierës ka efekte negative, si shtrembërimi i njohurive, zgjedhja e profesionit të gabuar dhe mungesa e profesionistëve në fushat ku ka nevojë tregu.

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti ky proces ka rëndësi të madhe për krijimin e një force pune të kualifikuar dhe për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm.

‘’Tani ne na duhet këshillimi i karrierës për punë.

Pra çfarë ofron tregu i punës dhe ku do shkosh ti?

Këtu duhej të lëviztë edhe ministria e Ekonomisë e të gjitha’’.

Sipas Mehmetit ky proces duhet të nisin që në klasën e 7-të, pasi vetëm kështu maturantët do të kuptonin më mirë mundësitë që ofron tregu i punës.

‘’Duhej të fillone që në klasë të 7-të. Të shikohej se kush ishte i aftë të shkonte në shkolla profesionale dhe kush të mbaronte gjimnazin’’.

Mehmeti, thekson se pa një këshillim të duhur, shumë të rinj mund të humbin mundësitë për të zgjedhur një profesion që u përshtatet aftësive dhe pasioneve të tyre.