9 urdhër-arreste në Gjirokastër, goditet rrjeti i shpërndarësve të lëndëve narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 10:26
Një rrjet i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Gjirokastrës.
Në një operacion, që rezultoi me lëshimin e disa urdhër-arresteve për 9 shtetas, të grupmoshave 30-50 vjeç, janë arrestuar nga blutë e Gjirokastrës.
Strukturat e Policisë Vendore, në bashkpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës të Parë Gjirokastër e zhvilluan aksionin gjatë natës që lamë pas, duke goditur rrjetin e shpërndarësve të lëndëve narkotike.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetasve që u lëshuan urdhër-arrestet, janë gjetur sasi kokaine dhe kanabisi.
