Aksident në Maliq/ Automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Një aksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në kryqëzimin e fshatit Libonik të Maliqit.

Sipas të dhënave, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.