VIDEO/ Një grua prish skulpturën e famshme në Uruguaji për Cristiano Ronaldon

Skulptura 'Los Dedos', një simbol i Punta del Este, në një plazh pranë kryeqytetit uruguaian Montevideo, u vandalizua të premten nga një grua që shpalli dashurinë e saj për Cristiano Ronaldon.

Gruaja 30-vjeçare shkroi ‘Te Amo CR’ (Të dua CR7, në shqip), duke nderuar në mënyrë të pazakontë ‘yllin’ portugez.

"Kjo ndodhi gjatë natës; gruaja nuk e vandalizoi, nuk bëri grafit, por i pikturoi gishtat. Morëm një denoncim dhe rasti do të shkojë në gjykatë. Do të na duhet të restaurojmë skulpturën dhe kjo do të kushtojë ca para. Ideja jonë është që kjo zonjë të paguajë për dëmet," deklaroi kryetari i bashkisë lokale, Javier Carballal, për kanalin ‘Telenoche’.