DËSHTON RAKETA E SPACE-X! “Falcon 9” u shpërbë në qiell pak minuta pas ngritjes
Testi i fundit i raketës gjigante “Starship” të “Space X” dështoi, vetëm pak minuta pas lëshimit. Djegia e pjesëve u panë kryesisht në qiellin e kryeqytetit Haitian të Port-Au-Prince, që lanë pas edhe gjurmë tymi.
Zyrtarët e kompaninë së Elon Musk, thanë se pjesa e sipërme e mjetit humbi në hapësirë, për shkak të disa problemeve që nisën që në momentin e nisjes nga Teksasi.
Megjithatë përforcuesi Super Heavy arriti të kthehej sicc ishte planifikuar, duke u pritur me duartrokitje nga bordi.
Në një reagim në rrjetet sociale, multi-miliarderi shkroi:
"Suksesi është i pasigurt, por argëtimi është i garantuar!", teksa bashkëngjiti edhe një video në ku tregohej një shkëndijë zjarri në qiell.
“Starship përjetoi një çmontim të shpejtë të paplanifikuar gjatë djegies së tij në ngjitje. Ekipet do të vazhdojnë të shqyrtojnë të dhënat nga testi i sotëm i fluturimit për të kuptuar më mirë shkakun rrënjësor. Padyshim që testi i fundit do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship”, bëri të ditur në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të kompanisë.
Misioni i “Falcon 9” erdhi vetëm disa orë pas fluturimit të parë të sistemit raketor “Blue Origin New Glenn”, i kompanisë së shefit të “Amazon”, Jeff Bezos
Të dy miliarderët e teknologjisë duan të dominojnë në garën hapësinore, ku duket se janë në konkurrencë për kryerjen e misioneve private.
“Falcon 9” pa ekuipazh, u nis nga Qendra Hapësinore “Kennedy” të mërkurën.

