Vendi i katërt në botë! India dy anije kozmike pa pilot në hapësirë

India bëhet vendi i katërt në botë që çon me sukses dy anije kozmike pa pilot në hapësirë. Autoritetet e vendit e deklaruan si një arritje thelbësore për misionet e ardhshme teksa Nju Delhi forcon pozicionin në garën hapësinore.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë arritur të realizojnë me sukses misionet vite më parë.

Misioni i agjencisë hapësinore indiane, i quajtur “Eksperimenti i Docking”, përfshinte vendosjen e dy anijeve  me peshë rreth 220 kilogramë secila, në orbitën e ulët të tokës.

“Target” dhe “Chaser”, do të demonstrojnë transferimin e energjisë elektrike ndërmjet tyre. Kjo është thelbësore për funksionimin e robotikës në hapësirë, kontrollin e anijes kozmike dhe operacionet e ngarkesës gjatë misioneve të ardhshme.

“Urime shkencëtarëve tanë në ISRO dhe gjithë vëllazërisë hapësinore për demonstrimin e suksesshëm të ankorimit të satelitëve. Është një hap i rëndësishëm për misionet ambicioze të Indisë në hapësirë në vitet në vijim", përshëndeti kryeministri indian Narendra Modi në X.

India ka bërë të ditur se synon të arrijë zhvendosjen e materialeve në hapësire, apo dhe realizimin e udhëtimeve të njerëzve.

nisja e suksesshme erdhi pas dy misioneve të shtura në 7 dhe në 9 janar për shkak të problemeve teknike.