“SPACE X” nis misionet private! Kompania amerikane, raketë drejt Hënës për të zbritur dy robotë
Kompania amerikane e teknologjisë Hapësinore SpaceX, ka nisur një raketë drejt Hënës. Qëllimi do të jetë dërgimi i dy robotëve të pajisur me mjete për të marrë informacione si: ekzistenca e ujit apo burimeve të tjera, detaje nga klima dhe kapjen e imazheve me rreze X
Dy pajisje të ndërtuara nga kompani private amerikane dhe japoneze, u nisën drejt hënës me qëllim marrjen e informacionit në hapësirë. Operacioni u realizua në nismën e përbashkët me një raketë Space X të multmiliarderit Elon Musk.
Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në orën 01:09 me orën lokale të mërkurën
Pasi të ndahen nga Space X, robotët zbarkues i “Amerikan Firefly”, dhe ai i kompanisë japonezetë eksplorimit ISPace, do t’iu duhet 45 ditë për të arritur në hënë.
Më pas ata do të mbledhin mostra, si dhe imazhe me rreze X të fushës magnetike të Tokës, përmes tyre synohet përparimi I I kërkimit për misionet e ardhshme njerëzore në Hënë, testimin e burimeve si ujë apo ushqim, elementë që japin detaje nga klima aty, etj.
NASA po mbështet përpjekje të tilla, të cilat nëse rezultojnë të suksesshme do t'i jepnin një tjetër dimension kërkimeve në Hapësirë, e konkretisht në Hënë.
SpaceX ndërkohë, po kryen gjithashtu testin e shtatë të fluturimit orbital të raketës Starship, e cila pritet të ngrihet nga Teksasi më 16 janar, në orën 16:00 me kohën lokale.

