Dështon sërish raketa e Jeff Bezos! “New Glenn” anulon fluturimin, Shkak një defekt në mjetin fluturues
Kompania “Blue Origin” e Jeff Bezos ka njoftuar këtë të henë se lëshimi i raketës “New Glenn” është anuluar. Shkak është bërë një defekt në mjetin fluturues, ndërsa ende nuk ka një datë të re se kur do të realizohet udhëtimi debutues në hapësirë.
Lëshimi i raketës “New Glenn” e kompanisë “Blue Origin” të Jef Bezzos, u anulua për shkak të një defekti teknik.
Të gjithë ishin në pritje të nisjes së mjetit fluturues nga Florida drejt hapësirës, duke besuar edhe te shprehja e treta e vërteta, por edhe planifikimi i radhës pati fatin e dy tentativave të tjera të zhvilluar po në muajin Janar.
Ishte një zëdhënëse e kompanisë, e cila lajmëroi rreth një orë pas orarit të përcaktuar, se për shkak të një anomalie i në pjesën e nënsistemeve, fluturimi drejt hapësirës do të shtyhej.
“Ne po e ndalojmë përpjekjen e sotme të nisjes për të zgjidhur një problem të nënsistemit të automjetit që do të na çojë përtej dritares sonë të nisjes”, shkruhej në një postim në “X”, në llogarinë zyrtarëve të “Blue Origin”.
Fillimisht, raketa New Glenn ishte planifikuar të ngrihej më datën 10 janar, por për shkak të kushteve të vështira në det ajo u shty me 2 ditë, duke dështuar sërish për t’u ngritur.
Kompania nuk ka njoftuar për ndonjë datë të mundshme, pasi thanë se po vlerësojnë kushtet.
Raketa New Glen 98 metra e gjatë, cilësohet nga drejtuesit e kompanisë si një raketë gjigante, e ripërdorshme, që do të shërbej për të çuar njerëzit në hapësirë.
Pas disa testimeve, kompania ka deklaruar se synojnë uljen e saj në det të hapur dhe realizimin e udhëtimeve rreth orbitës së tokës.
Nisja debutuese ishte synuar për vitin 2020, por defektet e vazhdueshme e kanë shtyrë atë në mënyrë të përsëritur.
Raketa u emërtua si New Glenn, në nder të astronautit amerikan John Glenn, i cili ishte i pari që kreu udhëtimin rreth orbitës, në vitin 1962.

