Fluks pacientësh në spitalin e Shkodrës, pediatrja Greta Naraçi: Janë viroza të stinës, janë prekur edhe fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 14:59
Në të gjithë vendin javën e fundit ka një shtim të personave që kërkojnë konsultën pranë mjekut si pasojë e virozës së stinës.
Në Shkodër po ashtu ka rritje të pacientëve të vegjël që paraqiten për vizitë.
Shefja e Pediatrisë, Greta Naraçi tregon se kryesisht kanë shqetësime me probleme të frymëmarrjes.
Ajo apelon për vaksinimin e fëmijëve si një mundësi për ta kaluar sa më lehtë virozën.
Ndër të tjera, Naraçi kërkon kujdes në ambientet ku mbahen fëmijët dhe përdorimin e sa më shumë lëngjeve.
Po ashtu, mjekët theksojnë se nuk duhen përdorur antibiotikët pa konsultën e bluzave të bardha.


