E rëndë në Gjirokastër, 21-vjeçari gjendet i vdekur në tualetin e një shkolle private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 11:51
Një 21 vjeçar është gjetur pa shenja jete në tualetet e konviktit të një shkolle private në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
