VIDEO+EMRI/ Vrau motrën dhe kunatin, ekstradohet pas 3 dekadash 56-vjeçari lezhjan nga Italia, i dënuar me burgim të përjetshëm

Gjovalin Lesi, 56 vjeç i dënuar me burgim të përjetshëm është ekstraduar nga Italia. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali.

Policia njofton se si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të Gjovalin Lesit, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Sipas policisë në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 1997, Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.