BKH zbulon një tjetër fole të "Harabelit"/ Saraçi: SPAK në vijë të hollë; ose do "i bjerë" Veliajt, ose do pranojë që po përdoret politikisht

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado, gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës "Harabel" në zonën e ish-Bllokut.

Kryeredaktori i Syri Televizion, i ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’ u shpreh se për një muaj, ajo banesa sekrete ku mbaheshin dokumentet ose gjëra të tjera, u la që të pastrohej, sepse pretendohet që kemi një SPAK apo BKH që e ka infrastrukturën dhe informacionet e të gjitha të tjerat që hetonin një vit e ca, dhe nuk e dinin që ajo ishte shtëpia apo magazina ku mbaheshin lloje e soje dokumentesh.

“SPAK në këtë hetim ka avancuar me procedurat duke e çuar veten në një vijë të hollë  që ose do i vendosë kokë që të bjerë Veliaj në rrjetën e hetimit, ose duhet të bjerë SPAK. Nuk ka më, ose SPAK do i duhet të konfirmojë që po përdoret politiksiht sa herë i do qejfi kryeministrit të vendit”- u shpreh Saraçi.

Romir Saraçi: "Në fakt informacionet i kishim që më herët, sepse kontrollet janë bërë diku që në mesditë.

Pati një rikuperim ose vonesë nga ana e prokurorisë si dhe e BKH për të kontrolluar një banesë sekrete që nuk ekzistonte në letra ose ishTe e kamufluar, e më pas me marrjen e urdhërit të Gjykatës, shkuan menjëherë për kontroll.

Pra për një muaj, ajo banesa sekrete ku mbaheshin dokumentet ose gjëra të tjera, u la në syrin tim që të pastrohej, sepse pretendohet që kemi një SPAK apo BKH që e ka infrastrukturën dhe informacionet e të gjitha të tjerat që hetonin një vit e ca, dhe nuk e dinin që ajo ishte shtëpia apo magazina ku mbaheshin lloje e soje dokumentesh.

Sipas informacioneve që kemi ne, në radhë të parë, ajo si banesë është zbuluar nga telefoni apo kompjuteri i Arjola Xoxës dhe nga të dhënat e kompjuterit kanë kuptuar se ishte dhe apartamenti tjetër, jo i regjistruar si zyrë apo biznes, por figuronte si banesë.

Kur kanë shkuar hetuesit e BKH te kjo banesë secrete kanë gjetur dokumente e kontrata seKrete që janë në shërbim të hetimit.

Nuk di që të kenë gjetur gjëra me vlerë, sepse në gazetarët duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket pjesës materialE komprementuese, por ajo që u morën nga agjentët e BKH, ishin dokumente të lidhura me hetimet që po kryhet ndaj Veliajt apo Xoxës.

Pastaj sa i përket materialeve të tjera që janë nxjerrë edhe nga lideri opozitës apo persona të tjerë, nuk di ta konfirmoj 100% deri në momentin që ne gazetarëve nuk na ka konfirmuar dikush me një foto apo dokument zyrtar.

Ajo që është shqetësuese është se për çfarë i duhen një biznes apo një apartament sekret, siç mbetet shqetësues fakti që hetuesit e BKH apo prokurorët e SPAK duhej një muaj e ca për të shkuar e për të kontrolluar banesën.

Unë doja të thoja e për ta mbyluar, SPAK në këtë hetim ka avancuar me proçedurat duke e çuar veten në një vijë të hollë që ose do i vendosë kokë që të bjerë Veliaj në rrjetën e hetimit, ose duhet të bjerë SPAK.

Nuk ka më, ose SPAK do i duhet të konfirmojë që po përdoret politikisht sa herë i do qejfi kryeministrit të vendit, lëviz SPAK për të ju bërë presion atyre."