Adresat “i hapin punë” KQZ-së! Debate për kërkesat e nisura nga Diaspora

Shqyrtimet me ritme të ngadalta nga KQZ-ja për emigrantët e regjistruar ngga Diaspora për Komisionin Rregullator krijon shqetësim. Gjatë mbledhjes anëtarët i kërkuan administratës nëse i nevojiten ndryshime ligjore për të përshpejtuar punën

Vota e diasporës riktheu debatet në Komisionin Rregullator. Ngërçi mbetet tek shqyrtimi i aplikimeve në platformën e regjistrimit, ku për disa nga anëtarët miratimet po ecin me ritme të ngadalta ndërkohë që afati i pranimeve është 5 ditë.

Sipas administratës së KQZ, problem shihet tek adresat e banesave për shtetasit që banojnë jashtë vendit. Por për rregullatorin ligji e tregon qartë procedurën, ndonëse jot ë gjitha palët mendonin njësoj.

Megjithatë u shprehën të gatshëm për të bërë ndryshime ligjore që do t’i lehtësonte punën KQZ për të shqyrtuar kërkesat për regjistrimin e emigrantëve.

Deri mesditën e së mërkurës ishin refuzuar nga KQZ rreth 450 kërkesa nga diaspora ndërsa kanë mbetur për shqyrtim edhe 14 mijë aplikime të tjera.

Afati i pranimeve ose refuzimeve është 5 ditë, ndërsa emigrantët mund të ri-aplikojnë pa limit deri në datën 4 mars ku dhe mbyllet afati.

DEBATI I PLOTE SOT NE KQZ