Vota e Diasporës/ Nika: Frikë për manipulim vote, interesimi jo shumë i madh

Naser Nika, përfaqësues i  komunitetit të shqiptarëve në Neë York, SHBA në një intervistë në Ora News u shpreh se interesimi për të votuar nga Diaspora nuk është shumë i madh pasi ka frikë për manipulim vote.

Nika: Kjo është një gjë shumë e mirë por sipas të dhënave që kam këtu për të votuar për Republikën e Shqëipërisë nuk është aq shumë interesi.

Sepse kanë frikë se do të manipulojnë më votën.

Kurse sa i përket regjistrimit për të votuar për zgjedhjet në Kosovë, aty është një numër marramendës që nuk ka mbetur kosovar që nuk është regjistruar për të votuar.

Kurse për Shqipëri nuk është interesimi edhe aq i madh.

Opinioni këtu shihet se kanë frikë të votojnë se do të manipulojnë me votë sepse jam i sigurtë se do të dalë një numër që do ti shfrytëzojnë Edi Rama për vete sepse siç shihet gjatë mandatit të tij ka ikur një numër i madh nga Shqipëria.